-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj mocion kundër qeverisë Kurti: Jemi më keq se në 1999

Kryesoret

AAK po bën gati një mocion votëbesimi për qeverinë Kurti. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së partisë së tij, ai tha se situata është “më e rëndë që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës është vetë kryeministri Albin Kurti”.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999.  E shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, Kryeministrin Albin Kurti.  Prandaj ai duhet të largohet menjëherë.  Çdo ditë e mbetjes së tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin”.

“Është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës. Dhe fajtor për këtë është një njeri, Albin Kurti”.

Haradinaj thotë se u bën thirrje “të gjithë atyre që ia duan të mirën vendit të tyre”, qofshin në Vetëvendosje apo në partitë tjera politike, qytetarë në vend e në diasporë, që sot “ta ndihmojnë Albin Kurtin”.

“Dhe ndihma e vetme e tyre është që ta bindin Albin Kurtin që të largohet nga kreu i Qeverisë, sepse është bërë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e këtij vendi. Kështu e ndihmojnë Kosovën, por e ndihmojnë edhe atë. Ai i cili i sjellë sanksione Kosovës nga Amerika, (kushdo qoftë ai) nuk mund ta drejtojë këtë vend”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit