-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Itali/ Burri vret gruan 7 muajshe shtatzënë

Kryesoret

Ngjarja e rëndë. Italia u trondit nga një krim, ku një 30-vjeçar vrau partneren e tij shtatzënë, trupi i së cilës ishte zhdukur që prej fundjavës. Por, mediat italiane njoftojnë se trupi i 29-vjeçares, Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë është gjetur në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa.

Ka qenë partneri i saj Alessandro Impagnatiello, i arrestuar për vrasje, ai që ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e të resë. Rrëfimi erdhi pas një dite kërkimesh të furishme dhe zhvillimeve të papritura hetimore.

Apartamenti në të cilin jetonte çifti ishte sekuestruar pasi në fuoristradën e 30-vjeçarit, i cili punonte si barist në një lokal luksoz në Milano, u gjetën gjurmë gjaku. Më pas, kur karabinierët analizuan banesën, dolën shumë gjurmë gjaku, veçanërisht në shkallët e godinës dhe në hyrje të saj. Kishte tentuar edhe ti pastronte, por nuk i shpëtuan analizave shkencore.

Në atë moment 30-vjeçari ka rrëfyer dhe ka lejuar gjetjen e trupit: “Unë e vrava”. Sipas një ekzaminimi fillestar, ai ka tentuar të djegë edhe trupin, i cili është gjetur i mbështjellë me disa qese plastike. Por mjaftoi një vështrim i karabinierëve për të vënë re tatuazhin e madh në krahun e djathtë të vajzës dhe për të njohur trupin pa dyshim.

Giulia Tramontano ishte zhdukur nga shtëpia natën mes së shtunës dhe të dielës. Pesë ditë në të cilat nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga ajo. Pavarësisht shpresës së dobët të motrës së saj Chiara. Pak para një të mëngjesit konfirmimi përfundimtar erdhi, se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit