Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me lëndë narkotike, të llojit kokainë.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, i paidentifikuar me emër, është arrestuar pasi është ushtruar kontroll në makinë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Alessandria.