-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmoset vendimi/ Dronët turq “nisen” drejt Shqipërisë

Kryesoret

Dy ditë më parë qeveria miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş. për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2 nga Turqia. Vendimi i miratuar të mërkurën, u publikua sot në Fletoren Zyrtare. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke “Bayraktar”, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’.

VENDIMI I QEVERISË

“VENDIM Nr. 336, datë 31.5.2023 PËR MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş, PËR FURNIZIMIN ME SISTEM MJETESH AJRORE PA PILOT BAYRAKTAR TB2

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të pikave 1, shkronjat “dh” e “i”, dhe 2, të nenit 5, të ligjit nr. 36/2020, “Për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, dhe të pikës 2, të nenit 12, të vendimit nr. 1085, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe softëare-t e lidhura me këto mallra, si dhe për përbërjen, mënyrën e organizimit e të funksionimit të komisionit të veçantë të klasifikimit të këtyre kontratave”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş., për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku”.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit