Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në muajin mars, 36-vjeçari tentoi të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një shtetas të huaj, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në infromacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.“, njofton policia.