Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u paraqit sërish në SPAK të premten. Thirrja e Nokës në prokurorinë e posaçme kishte lidhje me kallëzimet tij mbi krimet zgjedhore.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që deputeti i PD pyetet në prokurorinë e posaçme në cilësinë e kallëzuesit dhe personit që ka dijeni për ngjarjen. Pasi doli, ai tha se provat që ka dorëzuar janë një mundësi, që SPAK-ut të tregojë se është jashtë “xhepit” të qeverisë.
“Detyra jonë është dhe do ta vazhdojmë që të denoncojmë farsën elektorale. Janë shumë kallëzime. Do të më shihni shpesh në këto dyer për të denoncuar. Unë detyrë të që qëndroj përballë këtij regjimi. Për të gjitha çështjet që unë flas janë regjistruar.
Shpresoj që të shkohet deri në fund dhe të mos mbyllet. SPAK-un e kam akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë. Kanë një mundësi për të vërtetuar se dalin jashtë “xhepit” të qeverisë. Këto denoncime janë një provë” tha ai.