-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Hipotekën e kapën të fuqishmit e PS-së! Sekretarja e Përgjithshme me lekë në dorë…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pasi kaloi një dekadë në pushtet ka kuptuar se në Kadastër ka korrupsion dhe zonë trafiku interesash. Kritikoi të vetët. U kërkoi të heqin dorë nga kjo rrugë. Nuk foli për padi. U mjaftua me kaq.

Hipoteka është një bankë pasurie, e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz.

Kush ka pasur dy lekë pushtet në këtë parti e ka parë hipotekën si zonë trafiku interesave të veta. Të na vijë turp nga kjo gjë. Kush ka dorë në këtë turp duhet të heq dorë” tha ai.

Gjatë turit në Tiranë, kryeministri foli edhe për një ish-sekretare të përgjithshme që tha se u kap duke marrë lekë, por nuk përmendi emra.

Para pak orësh dëgjova për një situatë që të vendos në siklet. Një Sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht, ana e pëlqyeshme është që kapet një person i padenjë në zyrat e shtetit.

Uroj që të ketë shumë të tilla, por nuk mund të uroj që sa më shumë njerëz të tillë të bëjnë gjëra të tilla. Është natyrisht diçka e rëndë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit