Mbrëmjen e djeshme ndodhi një plagosje me armë zjarri në Shijak. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 në lagjen “Popullore” në Shijak, ku i lënduar ka mbetur një 50-vjeçar.
Paraprakisht mësohet se i plagosuri është Ardjan Çyrbjan 50 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo 38 vjeç. Ende nuk dihet shkaku i debatit që solli plagosjen me pistoletë.
50-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe po vijon përpjekjet për ndalimin e autorit.
Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.