Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Dine Hoxha” në Tiranë.
Mësohet se pas një konflikti shtetasi me inicialet D. H goditur me thikë 24-vjeçarin me inicialet A. T.
Pas ngjarjes autori është largua duke e lënë 24-vkeçarin të plagosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.