-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prona, apartamente, toka e llogari bankare/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 13 mln euro pasuri në 1 vit

Kryesoret

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 13 milionë euro pasuri në 1 vit. Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.

Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM VLORË

Prokuroria Vlorë sekuestron 13 milionë euro asete në një vit

Lufta kundër pastrimit të parave dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, është në fokus të punës së Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Vetëm gjatë vitit të fundit, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 13 milionë euro.

Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022. Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.

Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore. Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit