-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkuan në spital me shenja helmimi, Policia: 30 pacientët pasi janë mjekuar janë larguar

Kryesoret

Ditën e sotme u raportua se 30 banorë të Gjoricës në Dibër u shfaqën më shenja helmimi shkak i të cilit dyshohet uji i pijshëm.

Sipas njoftimit të policisë pacientët pasi kanë kanë marrë mjekimin e duhur nga bluzat e bardha kanë dalë nga spitali.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve që quan në helmimin e 30 personave.

“Në qendrën shëndetësore Gjoricë, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi.

Pasi janë trajtuar me ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre. Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së,e  nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”, thuhet në njoftim e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit