-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet, Turqia njofton nisjen e ushtarëve turq drejt Kosovës

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do të nisë drejt Kosovës një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO.

Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës.

Këtë vendim të Turqisë e ka mirëpritur Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e cila tha se KFOR po monitoron situatën nga afër.

“Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”.

Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” gjatë datave 4 dhe 5 qershor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit