-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Lumë droge në Evropë, 25 të arrestuar në Itali shumica shqiptarë

Kryesoret

Zbardhen detaje nga megaoperacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge, të drejtuar nga Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Grattteri, e koordinuar nga Eurojust.

Si rezultat, mësohet se operacioni i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne ka çuar në arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë të përfshirë në një megatrafik droge në Europë, si dhe bashkëpunimin e tyre me klanet e mafias kalabreze, “Ndrangheta”.

Konkretisht mësohet se ndër se ndër 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë, e mes tyre rezulton se është dhe emri shqiptarit Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim prej vitit 2008.

Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015-n. Operacioni i koduar  “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende te Bashkimit Europian.

25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimin akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Armëmbajtje pa leje, etj.

Njëherësh gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar dhe urdhri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.

Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër, në vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni “Gentleman” u sekuestruan  gjithashtu 10 armë automatike e modelit kallashnikovë, 2 mitralozë “Scorpion”, 9 pistoleta “Parabellum”.

Po ashtu u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët:

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Ledio Hajdini, 24 vjeç;

Dilaver Hajdini, 33 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruçi, 36 vjec;

Klodja Paza 36 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;

Ilir Ulqinaku 39 vjeç;

dhe Arben Zela, 32 vjeç.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit