-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fansat i vendosen epitete, Olta zbulon se cila i përshtatet me shumë

Kryesoret

Aktorja e njohur Olta Gixhari nuk arrin dot të bëjë dallimin mes epiteteve që i kanë vënë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

“Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një kokteil i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën.

Epiteti që është përdorur më së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta.

Ndër të tjera ka folur dhe për eksperiencën që ka përjetuar gjatë qëndrimit.

“Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja.

Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit