Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak tha të hënën se plani i tij për të ndaluar migracionin e paligjshëm po jep rezulate.
Duke folur për mediat në Dover të Britanisë, zoti Sunak tha se numri i migrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla ka rënë me 20 për qind që kur qeveria e tij propozoi projekligjin për frenimin e migracionit të paligjshëm.
Zoti Sunak tha se pas marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të ndaluar migracionin e paligjshëm, në gjashtë muajt e fundit, është bërë i mundur kthimi i 1800 migrantëve shqiptarë, ndërsa numri i atyre që përpiqen të hyjnë me anije në Britani ka rënë në mënyrë drastike.
Britania është përpjekur prej një kohe të gjatë për të frenuar migrancionin e paligjshëm, por zoti Sunak është i prirur të tregojë se plani i tij për të arritur marrëveshje me vendet e tjera evropiane për uljen e numrin të migrantëve dhe ashpërsimi i masave të qeverisë së tij ndaj kësaj dukurie, mund të japë rezultate.
“Mesazhi që dua të përcjell sot është se plani ynë ka nisur të japë rezultate. 5 muaj pasi njoftova planin, kalimet e paligjshme kanë rënë me 20 përqind krahasuar me një vit më parë”, tha Rishi Sunak , kryeministër i Britanisë.
Kryeministri britanik tha se falë marrëveshjes së arritur me Tiranën, në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet britanike po kthejnë në Shqipëri më shumë migrantë, ndërsa numri i migrantëve shqiptarë, që kanë hyrë me varka të vogla në Britani gjatë këtij viti ka rënë me 90 për qind./VOA
Artikulli i plotë këtu.