-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Igli Tare i jep lamtumirën Lazios: Po largohem pas 18 viteve

Kryesoret

Aventura e drejtorit sportiv Igli Tare te Lazio ka marrë fund zyrtarisht. Është bërë e ditur nga vetë ish-sulmuesi shqiptar. “Pas 18 vitesh do të marrë fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lazios. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe”.

“Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë”- vazhdoi Tare, “tifozët që kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje në këtë rrugë”.

“Një falënderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke mbajtur me vete çdo moment të këtij rrugëtimi. Shpresoj që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kam patur. Gjithmonë Forza Lazio”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit