-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po kurdisin? Olsa Muhameti shkon në Turqi me Kiarën dhe Luizin

Kryesoret

Tashmë duket se nuk ka më dyshime se Kiara Tito do të jetë moderatore e programit “Kepi i Tundimeve”. Ajo është nisur së bashku me Olsa Muhametin dhe ekipin e saj drejt Stambollit dhe kjo është vërtetuar nga fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Por, duket se bashkë me stafin e “Kepi i Tundimeve” në fluturim ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli. Në fotot e mëposhtme, ai ndodhet në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me Kiarën, ndërsa pas tyre qëndron dhe Olsa Muhameti.

Luizi do të jetë i pranishëm për pak kohë me Kiarën në Turqi, e më pas do fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të mbajë një tur disa ditor.

Nga ana tjetër, autorja e programit, Olsa Muhameti ka postuar momente në avion me stafin, ku duket se pas saj qëndrojnë çifti Luiz-Kiara, ku shihet një person bjond. Gjithashtu, edhe Kiara ka postuar në InstaStory një foto nga avioni me lokacion Stambollin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit