-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e dytë/ SPAK: Dako dhjetëfishoi tenderin e konsulencës, e kapi KLSH

Kryesoret

Sot SPAK ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Vangjush Dakos dhe pesë personave të tjerë, mes tyre një biznesmen dhe katër zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Durrës. Dy kanë qenë faktet penale që i arrestuan dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

Lista zyrtare/ Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në kërkim?

Por ku ishin shkeljet tek tenderi?

SPAK thotë se la rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Në funksion të kësaj, Kryetari i Bashkisë Durrës Dako ka ngritur një grup pune i përbërë nga zyrtarët e bashkisë të cilit kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit, bazuar në V.K.M. Nr.444 datë 05 Shtator 1994.

“Në fakt, për shkak të disa gabimeve në llogaritje tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave” thotë SPAK.

Por procedura ka vijuar. “Është shpallur procedura e prokurimit me fond limit 21.000.000 lekë, të përcaktuar dhe në urdhrin e prokurimit të nënshkruar nga personi nën hetim Dako dhe në fund të procedurës, është shpallur fituese kompania “Sphaera” e biznesmenit Ajkid Topore.

Procedura ka vijuar me lidhjen e kontratës, në nenin 5 të të cilës është parashikuar se 60% e vlerës do të shlyhej në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 40% vitin e ardhshëm buxhetor.

Në muajin Maj 2015, sipas një audimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar parregullsi e përllogaritjes së fondit limit, duke i lënë detyrë administratës së Bashkisë Durrës që të rikuperojë dëmin ekonomik.

Nga ana e Administratës së Bashkisë Durrës, jo vetëm që nuk janë marrë masat përkatëse për rikuperimin e dëmit ekonomik, por në Muajin Dhjetor 2015, ka të dhëna se është bërë pagesa edhe e 40% të vlerës së mbetur nga kontrata, duke i shkaktuar Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë” thotë SPAK-u.

Në lidhje me këtë fakt, por sipas akuzës rezulton se në bashkëpunim midis tyre, personat nën hetim Vangjush Dako, Adhurim Qehahaj, ish-shef i urbanistikës, Diana Dedja dhe Adnand Toçila kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të  “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të K.Penal.

Këtë gabim e ka pranuar dhe vetë Diana Dedaj, e cila në prokurori por edhe kur ka dhënë shpjegime para Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka pranuar se ishte bërë një gabim apo lapsur njerëzor dhe se në këtë rast nuk ka pasur asgjë të qëllimshme apo të planifikuar.

Dosja e parë/ SPAK: Dako legalizoi pallatin pa i firmosur akoma lejen e ndërtimit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit