-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familjarët palë në gjyq, Zamira Durda: Fitore e vogël! Urdhri i Mediut më vrau djalin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e familjarëve të Gërdecit për të qenë palë në procesin ku po gjykohet ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu.

Gjykata vendosi që 290 persona, familjarë të viktimave të Gërdecit të njofton për procesin. Zamira Durda, që humbi djalin 7-vjeçar në Gërdec dhe që e ka ndjekur hap pas hapi këtë proces e cilësoi fitore të vogël pranimin e kërkesës së sotme.

Ishte një fitore e vogël. E kam kërkuar që nga viti 2009. Provat janë publike. Djali im është vrasje, krim shtetëror nga ministria e Mbrojtjes. Atje armatimet erdhën. Urdhri i ministrit e bëri vrasjen e djalit tim” tha ajo.

Avokati Dorian Matlija theksoi se “Viktimat janë pjesë e procesit dhe kanë interes për t’u zbardhur çështja. Kjo është një fitore për familjen Durda sepse ka bërë një kërkesë të tillë shumë shumë kohë më parë.

Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten, por në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Letra dhe dëshmi. Interesi i familjarëve nuk ka qenë që të shikojnë një njeri pas hekurave, por të zbardhet ngjarja. Vetëm e vërteta i çliron njerëzit” tha ai. Seanca e radhës do të jetë në 20 Qershor.

Çështja Gërdeci, GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit