-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ish-drejtori i Bashës me militantët në derën e selisë së PD-së

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme prodhoi një tjetër çarje të fortë brenda PD-së së vulës. Mes tensionesh dhe debatesh që janë përshkallëzuar deri në sharje e ofendime mbledhja e djeshme e kryesisë së Partisë Demokratike me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

Disa deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Gjate largimit nga mbledhja, deputetet janë share dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahej mbledhja.

Mbështetësit e Bashës i kanë prerë rrugën Bardhit, Korreshit dhe Sulës duke i sharë dhe ofenduar. Në pamjet që po qarkullojnë në media, tek dera e selisë shfaqet edhe Florenc Hoxha, ish-drejtor në kohën që Basha ishte në bashkinë e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit