-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: KAS drejtohet nga ish-bashkëpunëtori im i korruptuar

Kryesoret

Ish-kryeminstri Sali Berisha ditën e sotme në mbledhjen e kryesisë së Rithemelimit hodhi akuza të rënda mbi KAS-in duke i akuzuar si të korruptuar nga qeveria.

Përsëri ju informoj ju, opinionin publik se çdo ditë dalin në pah rrëmbime mandatesh, dalin në pah akte të tjera të shëmtuara të regjimit për të kontrolluar me çdo çmim, vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Këto dy-tre ditët e fundit, KAS-i i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion i cili kryesohet nga një person i shkarkuar për korrupsion, ish-bashkëpunëtor i afërt i imi.
Dhe tani humbet çdo lloj norme e parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë, se si e si t’i kthejë në të mundur, me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës.
Ky person, me urdhër të Edi Ramës, legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për ngritjen e një qendre votimi.
Ngritja e një qendre votimi në një vend të caktuar ka kushte dhe akte mbi të cilat bazohet. Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës është ngritur pa asnjë vendim, pa asnjë akt, pa asnjë procedurë. Është ngritur në një burg që kishte vetëm 2 vetë dhe u mbush me urgjencë nga krimineli elektoral Ulsi Manja vetëm e vetëm për të ndihmuar me vota kallp kandidatin e PS.
Në burgun e Rrogozhinës u dërgua një Edmond i Drejtorisë së Burgjeve, ai do dërgohet në SKAP si kriminel elektoral, i cili kërcënoi të burgosur“, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit