Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se, më 29 maj, grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në tri komunat veriore të Kosovës kanë përdorur granata dore dhe shok bomba të prodhuara në Serbi dhe të sjellura po nga ai vend.
Kurti. në një postim në Twitter, ka thënë se me të njëjtat janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policia e Kosovës dhe gazetarët që po raportonin për tensionet në veri.
“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe shok bomba RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, policët e Kosovës dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti.
The violent extremist & criminal groups in the 3 northern municipalities on May 29 used hand grenades SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 & shock bombs RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, both produced & brought from Serbia, wounding dozens of NATO soldiers, 🇽🇰 police officers & journalists.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 7, 2023