-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastrim parash dhe trafikim ndërkombëtar të drogës, momenti i arrestimit të shqiptarit në Greqi

Kryesoret

Pas arrestimi të 52-vjeçarit shqiptar, Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako nga autoritetet greke më 31 maj janë publikuar pamje nga momenti i kur policia e ndalojnë dhe e prangosin.

Thanas Bako sipas Europol konsiderohej një nga kokat e pastrimit të parave të cilat fitoheshin nga biznesi i trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Në momentin e arrestimit Bako po udhëtonte me motorr teksa po dilte nga parkingu i kompleksit ku jetonte.

Sapo ai del agjentët të veshur me jelekë fosforeshentë e ndalojnë dhe i vënë prangat.

Bakos është një personazh i cili njihet nga autoritet e tij për aktivitetin e tij të jashtë ligjshëm edhe pse raportohet se as në Shqipëri dhe Greqi nuk ka precedentë penal.

Në fund të viteve ‘90 dhe fillim te viteve 2000 ai është konsideruar si personazh me lidhje të forta në Sarandë me trafikantë ndërkombëtarë droge kryesisht të marijuanës nga Shqipëria në Greqi.

Vitet e fundit Bako rezulton të jetë pronar i 99 % të aksioneve në një kompani Real Estate në Greqi.

Në Greqi ai bënte një jetë luksoze pasi apartamente luksoze në Glifadha dhe në Dafni e Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.

Sipas hetimeve të deritanishme, ai rezulton të ketë qarkulluar rreth 250 milionë euro brenda 10 muajve, para të ardhura nga trafiku i drogës.

Autoritetet holandeze kanë informuar homologët grekë, të cilët e kanë prangosur me qëllim ekstradimin në Holandë. Pritet që do i nënshtrohet edhe një hetimi në Greqi pasi ka dyshime edhe për pastrim parash në këtë shtet.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit