Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, shkak është bërë mungesa e një avokati. Seanca e radhës do të mbahet në 22 qershor, ora 15:00.
Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë dhe pretencën dhe kërkoi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Të njëjtin dënim SPAK kërkoi edhe për administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe nëse gjenden fajtorë, ata do të vuajnë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se është pranuar kërkesa e tyre për gjykimi të shkurtuar.
Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë e pastrim parash. Ndërsa për administratoren tjetër Stela Gugallja, prokuroria kërkoi dënimin përfundimtar me 4 vite e 8 muaj. Ajo është ende në kërkim, bashkë me Mërtirin e Zoton.
Sipas prokurorisë, Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ka dhënë me koncension dhe ka lejuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit duke përfituar ryshfet 3.7 milionë euro nga administratorët e kompanisë.
Ndërsa Alqi Bllako në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, kanë organizuar procedurën për ngritjen dhe dhënien me koncensin të inceneratorit në kundërshtim me ligjin.