-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat trondisin qeverinë Vuçiç, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kryesoret

Në fjalimin e lajmëruar të mërkurën mbrëma, presidenti serb Aleksander Vuçiç u ndal shkurtimisht tek çështja e Kosovës, dhe më shumë tek kriza e brendshme politike.

Në krah të kryeministres Ana Bërnabiç, ai njoftoi së nga datat 9 deri në 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri vazhdojnë. Vuçiç, falenderoi serbët në Veri që siç tha, po luftojnë për të drejtat e tyre.

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë. ”

Njoftimi  i Vuçiç për bisedime me serbët në Kosovë, vjen pas vizitës së të dërguarve të posaçëm të SHBA dhe BE, Escobar dhe Lajçak, të cilët i kërkuan presidentit serb të ndikojë tek ky komunitet për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e reja që mund të mbahen në Veri.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por serbët kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen, tërheqjen e policisë së Kosovës dhe krijimin e asociacionit. Konferenca e përbashkët me Brnabiç u mbajt në mesin e një proteste antiqeveritare që kanë përshirë Serbinë, pas sulmeve masive me armë zjarri.

Kryeministrja tha se është e gatshme të japë dorëheqjen. Sakaq, Vuçiç deklaroi se është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe heqjen e licencave të transmetimit për rrjetet televizive të cilat, thonë ata, promovojnë dhunën dhe lavdërojnë figurat e krimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit