-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret “mbysin” Kanadanë, amerikanët këshillohen të përdorin maska!

Kryesoret

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada. Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.

Më shumë se 15.000 banorë pritet të evakuohen në këtë zonë, thanë zyrtarët të mërkurën. Ky vit ka thyer rekord për më së shumti zjarre të regjistruara në zonën e Kuebekut. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë falas një milion maska për banorët.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Nuk është Covid”, tha ajo në një konferencë për media, teksa shtoi se autobusët dhe trenat e qytetit të Nju Jorkut kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë dhe për këtë arsye janë mënyra të sigurta udhëtimi.

Agjencia kanadeze Mjedisi ka thënë se kushtet po përkeqësohen në Toronto më 8 qershor, pasi që po shtohet sasia e tymit. Në një njoftim të posaçëm për motit më 7 qershor, agjencia rekomandoi që të gjithë të mbajnë maska kur të jenë jashtë shtëpive.

“Këto grimca të imëta paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin. Megjithatë, respiratorët nuk e zvogëlojnë ekspozimin ndaj gazeve në tymin e zjarrit,”- thuhet në deklaratën e Environment Canada.

SHKRIMI I PLOTË I REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit