-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donald Trump në telashe, akuza të reja “në sfond” ndaj ish-Presidentit amerikan

Kryesoret

Ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidhur me disa dosje të klasifikuara që ai kishte në posedim edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhe, raportojnë media amerikane.

Vendimi i prokurorëve federalë për ta njoftuar ish-presidentin amerikan se po zhvillohen hetime penale sugjeron se ai së shpejti mund të përballet me akuza lidhur me këtë rast.

Nëse ngrihen këto akuza, do të ishte aktakuza e dytë për Trumpin, i cili aktualisht po bën fushatë për t’u bërë president i SHBA-së edhe një herë.

Prokurorët kanë qenë duke e hetuar transferimin e dosjeve konfidenciale në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago të Floridës që nga viti i kaluar.

Kjo pronë ishte kontrolluar në gusht të vitit të kaluar, kur ishin sekuestruar 11.000 dokumente, përfshirë rreth 100 të etiketuara si dokumente të klasifikuara. Disa prej tyre cilësoheshin top sekret.

Në një intervistë të dhënë më 7 qershor, Trump mohoi të i ishte thënë se ai përballet me një aktakuzë për këto dokumente.

Kur u pyet nga New York Times nëse i ishte thënë se ndaj tij po zhvillohej një hetim federal, Trump tha se “duhet ta kuptoni” se ai nuk ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorët.

CNN, ABC News dhe Politico të gjitha raportuan mbrëmjen e 7 qershorit se Trump ishte njoftuar se ndaj tij po zhvillohej një hetim penal.

Këto media thanë se ky veprim i prokurorëve sinjalizon se akuzat mund të ngrihen së shpejti, por se është gjithashtu e mundur që një personit, të cilit i është thënë se është nën hetime, të mos i ngrihet aktakuzë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit