-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga ndjesia kur mori lajmin që do bëhej nënë, te planet për dasmë, Sara Hoxha rrëfen gjithçka!

Kryesoret

Blogerja e dashur për publikun shqiptar, Sara Hoxha, si rrallë herë ka bërë një rrëfim për jetën e saj. Ajo rrëfeu gjithçka që prej pjesëmarrjes dhe fitores në “DWTS”, historinë e dashurisë me Ledrin, albumin e fundit të tij, ku gjatë promovimit ishte protagoniste, po ashtu edhe ndjesitë që përjetoi kur do të bëhej mami i një vajze, e deri tek planet për një dasmë.

“Nuk e di, është shumë personal dhe është shumë punë që unë kam qenë ‘non stop’ aty dhe pastaj mënyra se si është trajtuar i gjithë albumi”, tha Sara për albumin e Ledrit.

“Nuk e di, mbase momenti më i bukur i jetës sime, kam qarë shumë atë ditë sepse nuk më besohej. Unë doja shumë një vajzë dhe këtej nga ana tjetër ndiesha keq, pse e kam këtë dëshirë, çfarë do bëja po të jetë çun, do e dua po njësoj…fiksimet e mia. Ngaqë nuk kam patur një motër edhe mendoj që kjo ka qenë arsyeja. Doja shumë që t’i bëja vetes sime një motër dhe unë Poin e kam motër, shoqe të ngushtë. Unë këtë gjë mundohem edhe t’ja them, patjetër që unë duhet ta edukoj jo të ketë frikë nga unë por të më respektojë si mama, unë mundohem shumë që ajo të më shohë mua si shoqen e ngushtë, si motrën e vet.”

A ka vajza prirje për të qenë artiste, a kanë ‘nuhatur’ Ledri dhe Sara diçka?

“Me thënë të drejtën unë jo sepse nuk di ta nuhasë këtë gjë, por Ledri thotë gjithmonë që “O zot është shumë e zgjuar.” Nuk e dimë a kemi këtë sepse është vajza jonë dhe na duket ne por ta shohim.”- u shpreh Hoxha, ndërsa në lidhje me emrin e Poem, që është vërtetë i vecantë, ndau këto detaje:

“Unë kam bërë në Instagram disa “Q&A” sepse ishte gjëja më e vështirë për të gjetur emrin. Dikush ma propozoi që unë nuk e di kush ka qenë dhe i them shumë faleminderit. Fakti që i thërrasin Poi është shumë ‘cute’. Gjëja që unë akoma e kam të vështirë kur mendoj që duhet të bëj fëmijën e dytë. Është shumë e rëndësishme, sepse mendoj që ti i lë diçka përjetë dhe ajo nuk mund ta ndryshojë më.”

Sara pranoi se do të ketë një fëmijë të dytë, është në planet e çiftit. Por nuk është e qartë se kur. E meqë po flasim për planet, po dasma e shumë përfolur mes tyre, kur do të jetë?

“Pas promovimit të albumit ishte diçka shumë e vështirë për të organizuar se si do ulen njerëzit. Aty i thashë Ledrit që njëherë për njëherë as nuk e kemi në plan nuk e di.” – tha Sara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit