Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur disa momente më parë në GJKKO. Dako pritet që këtë të enjte të njihet me masën e sigurisë, pas prangosjes më urdhër të SPAK.
Interesi i medias ishte maksimal për të kapur momentin e zbritjes së tij nga furgoni për t’u futur në gjykatë, por policët u kujdesën që ta “mbulonin” që të mos e fiksonin kamerat me hekurat në duar.
Vangjush Dako, ish kryebashkiak i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. I pari lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati, i cili rezulton se ka ndërtuar kate më shumë seç ligji përcakton për atë zonë dhe rasti i dytë lidhet me një tender.
Me hekura në duar! Dako i rrethuar nga policët futet në gjyq