Sali Berisha nuk bën asnjë hap pas. I pyetur nga gazetarët nëse për hir të demokratëve, bashkimit opozitar përballë qeverisë socialiste, a është gati që të lëshojë dhe të bëj një hap pas, ish-kryeministri ishte i prerë.
“Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Jo që nuk bëj një hap mbrapa, por bëj një hap përpara, i ftoj ata të ulemi dhe të diskutojmë për më të mirën për PD-në, opozitën dhe të ardhmen e vendit”.
Përjashtoi nga mundësia për t’u ulur në diskutime nga grupi tjetër vetëm dy emra; Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Skenari në vazhdim. “Protesta të fuqishme për rikthimin e votës së lirë” tha ai.
Berisha rikthen dosjen “McGonigal”: Komision për hetimin e Ramës