-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha rikthen dosjen “McGonigal”: Komision për hetimin e Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët deklaroi se përpos komisionit hetimor për zgjedhjet, opozita do të rinisë betejën për dosjen “McGonigal”.

Veç komisionit parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, ne do të dorëzojmë në parlament, të riformuluar komisionin për hetimin e veprimtarisë së “McGonigal” në Shqipëri. Ka një zhvillim shumë dramatik” tha ai.

Për zgjedhjet, Sali Berisha u shpreh se 70% e operatorëve në Elbasan kanë shkelur ligjin. “Unë e di se për gazetarët dhe mediat, e njëjta temë nuk është kurrë interesante dhe e preferueshme, por kur ajo është një çështje themelore e shoqërisë, nuk mund t’i kthesh kurrë krahët dhe ta injorosh, sepse bëhesh bashkëfajtor në një krim të paparë elektoral.

Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve. Videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.

Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit