-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E goditi 4 herë me thikë dhe e murosi, detaje të reja nga vrasja e shqiptares në Spanjë

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Sibora Gagani e cila u vra dhe u muros nga i dashuri i saj italian, Marco Romeo 9 vite më parë në banesën e tyre në Spanjë.

Pas autori rrëfeu vrasjen autoritetet nisën menjëherë kërkimin e eshtrave të viktimës. Ato u gjetën në banesën e tyre të vjetër në kohën kur ka ndodhur ngjarja.

Ende nuk kanë dalë rezultatet e i testit të ADN-së ku do të zbulohet nëse eshtrat janë të 22-vjeçares shqiptare.

Ndërkohë mësohet se ajo u vra pas 4 goditjeve me thike pas shpine nga italiani. Mediat e huaja raportojnë se trupi i 22-vjeçares u gjet e mbështjellë në plasmas dhe ishte futur në një kuti me rërë dhe gëlqere.

Në kuti gjithashtu është gjetur edhe thika me të cilën dyshohet se ka ndodhur vrasja.

Gjithashtu u gjet edhe një çantë kampingu e një buqetë me lule.

Ngjarja e rëndë u zbulua pas 9 vitesh pasi  Marco Romeo u arrestua për vrasjen e dashurës së tij aktuale. Sipas mediave të huaja në momentin që Romeo ishte në ambietet e komisariatit ka parë foton e Siborës dhe është shprehur se e ka vrarë edhe atë dhe e ka murosur.

Italiani është i njohur për krime që lidhen me përdorimin e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit