-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”.

Javën e kaluar, dhuna shpërtheu në veri të Kosovës, pasi kryetarët e komunave, shqiptarë etnikë, u vendosën në objektet komunale, në komunat e banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në prill, në të cilat pjesëmarrja ishte vetëm 3.5 për qind.

Si përgjigje ndaj trazirave, në të cilat protestuesit serbë u përleshën me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët, Serbia i vuri forcat e saj të armatosura në gatishmërinë më të lartë luftarake. Ndërkaq, NATO dërgoi përforcime në misionin e saj në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja rajonin me shumicë serbe, në mënyrë që të qetësohen tensionet, ndërkaq Serbia të braktisë gatishmërinë luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.

Megjithatë, Vuçiq tha se autoritetet në Kosovë do të duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja./rel

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit