Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të paktën publikisht duket se është futur në një kurs përplasje me grupin “Basha-Alibeaj” brenda grupimit të vulës.
Pas debateve brenda dhe sharjeve, ofendimeve dhe kërcënimeve jashtë Kryesisë, ku u vendos se zgjedhjet do të mbahen në fund të Korrikut për kryetarin, Bardhi që ishte kundër po lëviz në një tjetër drejtim.
Burime mediatike pohojnë se deputeti demokrat që ka dy poste, sekretar i përgjithshëm dhe kryetar grupi po lëviz në drejtim të mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së për situatën politike, disfatën, analizën post-humbje dhe zgjedhjet brenda partisë.