Kryeministri Albin Kurti nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ka propozuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Jemi këtu në Prizren, në kryeqytetin historik e kulturor. Siç po e shini të dy presidentët janë këtu, ministra e deputetë. Lidhja është gjallë edhe e fortë”, tha Kurti.
Prishtina zyrtare mbrëmjen e djeshme e hodhi poshtë draftin e Edi Ramës për Asociacionin në veri të Kosovës. Sot i kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministri Edi Rama.
Ai deklaroi se Edi Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Albin Kurti.
Konjufca: Nuk kemi interes! Rama gaboi me draftin për Asociacionin