-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mjekët u dorëzuan”, Arbër Hajdari zbulon fëmijërinë e vështirë: Kalova disa vite në spital

Kryesoret

Arbër Hajdari ka ndarë së fundmi me publikun një histori jo fort të këndshme nga fëmijëria e tij.

Ai ka folur sot në emisionin “S’e luan topi” për një sëmundje e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe mjekët nuk kishin më asnjë gjë në dorë për të bërë.

Arbër Hajdari: Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar.

Erjona Rusi: Mund ta themi atë që kishe kaluar?  Bëhet fjalë për një moment shumë të vështirë, thonë ti ke një jetë të dytë.

Arbër Hajdari: Po është e vërtetë. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.

Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe.

Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit