2 turistë të tjerë anglez janë arrestuar ditën e sotme pasi janë kapur teksa doza të drogave të forta në Dhërmi.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 37 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma- hydroxybutyrate).
Të arrestuarit janë 38-vjeçari me inicialet G. S., 38 vjeç dhe 28-vjeçari me inicialet R. B. të dy banues në Londër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza.
Sipas njoftimit të policisë ata shpërndanin drogë kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.