-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 4 personave në Velipojë, arrestohet në Itali i shpalluri në kërkim

Kryesoret

Mediat italiane raportojnë se mëngjesin e ditës së djeshme Policia e Riminit ka arrestuar një shqiptar pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar.

I riu, me banim me anëtarë të tjerë të familjes në provincën e Rimini, u vu në gjurmë nga stafi i Skuadrës Fluturuese në një hotel në komunën e Misano Adriatico dhe, në përputhje me Urdhër Arrestimi Ndërkombëtar, iu nënshtrua masës së Përkohshme.

Arrest për qëllime ekstradimi siç po hetohet, në konkurrencë me persona të tjerë, për veprën penale “Vrasje dhe armëmbajtje pa leje”.

Nisur nga hetimet e kryera nga autoritet shqiptare, personi dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarjen e rëndë në Velipojë në vitin 2021 ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë për shkak të vendosjes së çadrave në plazh.

Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku ku viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit