-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çamët: Mos na provokoni!

Kryesoret

2 vjet më parë kemi kërkuar rishishikimin e historisë për Çamërinë:
Ne dimë që Akademia e Shkencave ka angazhuar disa historianë për të riparë historinë e shqiptarëve dhe ne besojmë që historia e Çamërisë duhet të ketë vendin e vet në historinë e Shqipërisë që nga lashtësia, mesjeta dhe deri më sot. Vend të rëndësishëm duhet të zërë spastrimi etnik dhe gjenocidi mbi shqiptarët e Çamërisë, e njohur kjo zyrtarisht edhe nga parlamenti shqiptar.
Padyshim vëmendje të veçantë duhet kushtuar edhe për lëndën e historisë së Shqipërisë në tekstet shkollore dhe besojmë që roli i Akademisë së Shkencave duhet të jetë aktiv në mënyrë që mos të jetë presioni i politikës së brendshme apo të jashtme ai që duhet të diktojë shkruajtjen e historisë së Çamërisë”
– Sot 2 vjet më pas, ndjekim me shqetësim reagime të historianëve të cilët konstatojnë që nuk flitet asgjë për çamët nga viti 1944 deri më sot.
– Sot me shqetësim konstatojmë që tekstet shkollore nuk u tregojnë femijëve që dëbimi i çamëve nga shtëpitë e veta është kryer nëpërmjet një genocidi të paparë më herët ndaj Shqiptarëve, por e trajtojnë si një vepër të ushtarëve të inatosur Grek ndërkohë që dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e veta ishte finalizim i politikës së dhunëshme që qeveria greke ushtronte prej 1913-s.
Fatkeqësisht sot ato pak informacione që rrjedhin në media nga historian të njohur na e shtojnë shqetësimin lidhur me rishkrimin e historisë së Çamërisë nga grupi i punës në Akademinë e Shkencave.
Ne kërkojmë që historia të shkruhet e vërtet dhe e padeformuar, për këtë kemi ofruar dëshmitar okular të genocidit si edhe të perskutuar të regjimit komunist për shkak të origjinës.
Jemi të vëmendshëm lidhur me rishkrimin e historisë dhe kurrësesi nuk do të donim të provokoheshim me fshehje e së vërtetës historike mbi Çamërinë dhe çamët ose keqshkrim të historisë sonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit