-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesë e “Kepit të Vipave”, Olsa Muhameti zbulon planet që ka për Keisin

Kryesoret

Autorja e emisionit “Kepi i Vip-ave”, Olsa Muhameti gjatë një interviste për “Shqipëria Live” ka zbuluar më shumë rreth këtij reality show.

Megjithëse disa nga konkurentët e tij spektakli janë bërë publik, ajo zbuloi se një ndër ata është edhe ish-banorja e “BBV”, Keisi Medini.

E teksa tregoi këtë informacion për modelen, Olsa gjithashtu u shpreh se vajza e këngëtarit të njohur Sabian Medini, gjatë këtij spektakli do të ketë një takim me një nga personat më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

“Keisin unë e kam shumë qef, është një vajzë shumë e qeshur, ekspresive dhe nga ana tjetër ka shumë fantazi për ti bërë gjërat shumë bukur. 

Këtu Keisi do ketë një lloj konfronti, takimi me disa nga personat më të përfolur të shtëpisë së Big Brother. 

Shpresojmë të shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Por jemi në tentativa për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha Olsa Muhameti.

Keisi gjatë qëndrimit në “BBV” krijoi një romancë me Kristi Aliaj, e cila vendosi që këtë lidhje ta vazhdojnë pasi ata të dalin nga shtëpia.

Mirëpo mesa duket ndjenjat që dyshja kishin për njëri-tjetrin janë ftohur, pasi asnjëri nga ata nuk e mori guximin të bëjë hapin i pari, ndërsa nuk dihet nëse personi që do bëjë një takim me modelen do jetë Kristi apo jo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit