-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pagat e punonjësve më të ulëtat në rajon, qeveritarët rekord në raport me të ardhurat për frymë

Kryesoret

Me rritjen e fundit, paga mujore bruto e presidentit shqiptar të Republikës bëhet 7 herë më e lartë se paga mesatare mujore në vend, duke shënuar një rekord në rajon.

Presidenti i dytë pas Shqipërisë, ai i Maqedonisë së Veriut, e ka këtë diferencë 4.8 herë. Në një vit Presidenti do të shpërblehet rekord në rajon edhe në raport me të ardhurat për frymë të shtetasve shqiptarë, me 5.5 herë më shumë nga 3.9 që është mesatarja rajonale.

Ndërkohë, në 2022, paga mesatare në vend ishte 41% më e ulët se ajo e Serbisë e Malit të Zi dhe gati 30% më pak se e Maqedonisë së Veriut

Në një garë të ethshme rajonale, Kryeministri i Shqipërisë ka “premtuar” se paga mesatare rajonale në sektorin shtetëror do të shkojë 900 euro brenda dy viteve, duke shpresuar se kjo do të tërheqë edhe privatin.

Por, pjesa më e madhe e vendeve të rajonit e kanë tashmë pagën në këto nivele, si për sektorin shtetëror ashtu dhe atë privat, duke e bërë që në nisje të humbur këtë garë rajonale, teksa i gjithë rajoni, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, në vitin 2022 i rriti pagat në vlerë nominale me ritme dyshifore.

Por, jo e gjithë gara me rajonin mund të quhet e humbur. Përkundrazi, në nivelin e pagës së krerëve të shteteve, duket se ata që dalin të fituar janë krerët e shtetit shqiptar.

Në ligjin e fundit, ata e shpërblyen vetveten me pothuajse dyfishim të pagave, duke kryesuar rajonin në vlerë nominale (neto), por duke thelluar edhe diferencën me qytetarët që i kanë mandatuar ata dhe që sot kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon, së bashku me Kosovën./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit