Ish-udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë e një hetimi për financimin e partisë, është liruar pa akuzë ndërsa hetimi vazhdon.
Ish-kryeministrja Sturgeon u pyet nga autoritetet se çfarë ka ndodhur me 500 mijë paundë donacione që i janë dhënë partisë së saj nga aktivistë të pavarur përgjatë dy viteve të fundit.
Nicola Sturgeon shërbeu si kryeministre e Skocisë për tetë vjet. Dorëheqja e saj tronditëse erdhi më 15 shkurt kur tha se e dinte se në mendje dhe në zemër ai ishte momenti për të lënë politikën. Ajo është kryeministrja më jetëgjatë dhe gruaja e parë që mbajti këtë post.