-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Batutat ikonike të Silvio Berlusconit, si e shtangu Berishën (VIDEO)

Kryesoret

Silvio Berlusconi, miliarderi me stilin pompoz dhe ish-kryeministri italian që dikur e kishte përshkruar vetën si Jezu Krishti i politikës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, në spitalin e San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi, njeriu që ndryshoi futbollin italian

Silvio Berlusconi ishte presidenti i veprave, por edhe i fjalës së mprehtë. Janë të famshme shprehjet e tij, për situata dhe emra të veçantë të futbollit. Më poshtë janë listuar disa nga thëniet ikonike të Kavalierit:

Çështje zemre – “Milani? Është një çështje zemre. E shtrenjtë, por edhe femrat e bukura janë të shtrenjta!” (1986).

I shenjtë dhe profan – “Të gjitha gjërat që bëj janë profane, por Milani është i shenjtë” (1988).

“Jo” Maradonës – “Maradona? Lojtar i madh, por nuk mund të përshtatej te Milani im. Ishte karakter i vështirë” (1988).

Miliardat e Baresit – “Unë e meritova suksesin, si Franco Baresi që bëri miliardat e tij duke luajtur si mbrojtës i madh” (1994).

Pizza, mafia dhe Milani – “Shpresojmë të kemi krijuar një ekip të aftë për të prodhuar shfaqje, sepse kemi detyra të sakta ndaj tifozëve tanë dhe ndaj pjesës tjetër të botës, ku jemi realiteti italian më i njohur, pas mafies dhe pizzas” (1995).

Papa, si Milani – “Shenjtëria juaj, më lejoni t’ju them se ngjani pak me Milanin tim. Ne të dy shpesh shkojmë për të sjellë një ide fituese në botë. Kjo është ideja e Zotit” (1998).

Pëlhura dhe rrobaqepësi Zaccheroni – “Zoti Lizzola ishte një rrobaqepës shumë i mirë dhe kishte një moto për pëlhurën e mirë: kujdes se cilit rrobaqepës ia jepni…” (2000).

Helveg luan si i shurdhër – “Helveg më kujtoi fabulën e luanit të shurdhër: një burrë i bie violinës së tij në xhungël, duke tërhequr vëmendjen e një luani, pastaj një tjetri, deri në 100 luanë të magjepsur. Pas pak vjen një luan tjetër, i afrohet njeriut dhe e gllabëron atë” (2001).

Një ndër momentet që do të mbahet mend nga ish-kryeministri Berluskoni në raport me Shqipërinë është edhe ajo që bëri në një takim që zhvilloi me Sali Berishën. Në një konferencë për shtyp, pas takimit me Berishën në vitin 2010, Silvio Berlusconi nuk ngurroi të ngacmonte disi pa takt kryeministrin shqiptar.

Teksa ish-kryeministri shqiptar angazhohej për moratoriumin e skafeve dhe se nuk do të lejonte që skafistët të mbysnin shqiptarë të pafajshëm në det, Berlusconi guxoi të thoshte tekstualisht “Do të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”.

Berlusconi! Fundi i një epoke! Politika, biznesi dhe Milani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit