Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo për situatën brenda kësaj force politike, tha se, PD ka qenë dhe vijon të jetë në një gjendje skandaloze dhe se, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, atëherë do të dalë edhe më e humbur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Partia ka qenë në një gjendje skandaloze, por tani e shikoj edhe më keq. Nëse Berisha dhe Basha do të bëjnë një hap pas, jam e sigurt që do të gjendej një rrugë pajtimi i demokratëve.
Godole në “5 Pyetjet”: Jam pro garës, por kundër nxitimit për zgjedhjen e kryetarit të ri!
Kështu siç është, nuk është një zgjidhje politike për qytetarët, që ka përballë një qeveri të korruptuar të cilën nuk e rrëzon dot.
E shoh këtë parti që do të përsërisë të njëjtat gabime dhe shumë më të humbur në vitin 2025. Asnjë vizion nuk bisedohet aty.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e saj, Jonila Godole.