Silvio Berlusconi u nda nga jeta ditën e sotme pas luftës me leuceminë.
Si një figurë publike e rëndësishme në Itali mediat kanë risjellë në vëmendje momente të rëndësishme të jetës së ish-kryeminstrit Italian.
Një nga këto momente është edhe një video nga viti 1997 kur Berlusconi shpërthen në lot për emigrantët e mbytur në kanalin e Otrantos.
Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.
“Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik.
Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë.”, u shpreh Berluscioni.