Autoritet italiane kanë arrestuar një shqiptar pasi ka goditur 12 herë me kaçavidë bashkë atdhetarin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugët e Viale Valganna më 11 qershor pas një konflikti shqiptari ka goditur me kaçavidë të riun.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Autori i plagosjes është arrestuar menjëherë ku momentalisht ndodhet në paraburgim.
Sipas mediave italiane të dy të rinjtë janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale.