Është ndarë nga jeta Flavia Franzoni, gruaja e ish-kryeministrit të Italisë e ish-presidentit të KE-së Romano Prodit.
“Me pikëllim të madh, presidenti Romano Prodi, së bashku me djemtë e tij Giorgio, Antonio dhe gjithë familjen e tij, bën të ditur se sot u nda nga jeta papritmas bashkëshortja e tij, Flavia Franzoni”, bën të ditur zyra e shtypit e Romano Prodit.
Flavia Franzoni, e cila prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e zemrës, ishte duke ecur me të shoqin nga Perugia në Asizi dhe papritur u sëmur. Ata po udhëtonin me disa miq, përfshirë ish-ministrin Arturo Parisi, në një shteg françeskan në Umbria.