Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera ka deklaruar se marrëdhënia e dy vendeve tona është një marrëdhënie vëllazërore.
Por ai shtoi se, kjo nuk mjafton që Shqipëria të shkëputet nga boshti i qëndrimeve euroatlantike në lidhje me tensionet mes Kosovës e Serbisë.
A po agravohet marrëdhënia mes dy vendeve?
Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës por është edhe i shqiptarëve, i kombit që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëravjeçare.
Rama për tensionet në Veri: Kam frikë se një plan shumë i rëndë do të vihet në lëvizje
Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre.
Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim modest që aleatët të kuptonin që nuk ishte tekë e Kurtit po një qëndrim parimor. mirëpo sot nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën se si po veprohet, por si vend jemi 100 për qind kundër mënyrës si po veprohet.
“I kërkova Albinit të takohemi në…”, Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së qeverive!
Marrëdhëniet me bashkësinë euroatlantike dhe vendin që kemi fituar, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pak ta vërë në diskutim një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye e mos arsyes e nga një gjykim i gabuar strategjik.
Nuk kuptoj cila është strategjia dhe cili është interesi strategjik i Kosovës ku po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike.