“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, kjo është thirrja që po bëhet në rrjet drejtuar qytetarëve, ku ju kërkohet që të bashkohen ditën e premte në orën 19:00 para kryeministrisë për të protestuar në mbështetje të Kosovës.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, anulimi i mbledhjes së dy qeverive janë kritikuar nga opinioni publik, prandaj në një grup qytetarësh kanë organizuar një protestë ditën e nesërme, ku ju bëjnë thirrje çdo shqiptari që tu bashkohet këtë të premte para kryeministrisë.
Kujtojmë që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama si për propozimin për Asociacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë forcat policore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.