-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flori, markat e fundit dhe miliona Euro! Si ra në “rrjetën” e SPAK-ut shoferi i drejtorit me gruan?

Kryesoret

SPAK ekzekutoi dje 12 nga 17 masat e arrestit, 15 prej të cilëve me burg për një grup kriminal që vidhte sende me vlerë, mes tyre ora të markave të shtrenjta, flori dhe bizhu në Francë dhe më pas i sillnin në Shqipëri për t’i shitur ose paratë cash.

Mes të arrestuarve është edhe ish-shoferi i drejtorit të policisë së shtetit, aktualisht drejtor i AMP-së, Ardi Veliu. Bëhet fjalë për Sokol Idrizaj dhe bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj. Në listën e të arrestuarve janë edhe policë dhe biznesmenë.

SPAK thotë se 724,386 euro janë sjellë nga grupi në fjalë për t’u pastruar në Shqipëri, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta persona janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri.

Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, policët kanë hapur doganën dhe më pas janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Emrat e disa prej të arrestuarve:
Sokol Idrizaj
Elda idrizaj
Vangjush Kashari
Agustin Mesuli
Altin Doda
Florjan Bakri
T.Baruti

Në Shqipëri u sekuestruan;
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;

Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);

Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).

Në Francë u sekuestruan;
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

Ish-shoferi i Ardi Veliut notonte mbi flori, Rolex, Dior, Balenciaga dhe miliona Euro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit